
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Testi i shtatë fluturues i Starship, anijes së SpaceX të Elon Musk, e projektuar për misionet e ardhshme drejt Hënës dhe Marsit, rezultoi një sukses i pjesshëm.
Anija kozmike, e cila mbante gjithashtu dhjetë kopje të satelitëve Starlink për t’i lëshuar në orbitë, shpërtheu, duke shkaktuar edhe probleme në trafikun ajror. Nga ana tjetër, raketa “Super Heavy” funksionoi sipas planit, duke u kthyer me sukses dhe u ankoruar sërish në kullën e lëshimit.
Raketa e re gjigante ‘Starship’ shpërtheu në qiellin e Boca Chica, në jug të Teksasit, nga ku ishte nisur në orën 23:37 me orën shqitare, rreth 10 minuta pas nisjes.
SpaceX e quajti një incident që ndodhi në mënyrë të papritur, pasi 6 motorë duket se u mbyllën një nga një gjatë fluturimit. Momenti i shpërthimit u filmua nga një turist në një plazh (të ishujve Bahamas), por pa e ditur se çfarë ishte ekzaktësisht.
Elon Musk e komentoi situatën me humor në platformën X, duke shkruar: ‘Suksesi është i pasigurt, por spektakli është i garantuar!’, ndërsa ndau një video spektakolare që tregonte fragmentet e kapsulës duke rënë në det pranë arkipelagut Turks dhe Caicos.
Faza e parë, Super Heavy, funksionoi shumë mirë për dy minuta e gjysmë. Pastaj u shkëput dhe u kthye duke u ulur me saktësi pranë kullës së lëshimit – një manovër e suksesshme që ishte parë edhe gjatë lëshimit të pestë në vjeshtën e kaluar. Ndërkohë, vetë anija Starship ndezi gjashtë motorët e saj me metan dhe filloi udhëtimin përgjatë një trajektore që duhej ta çonte drejt një uljeje të butë në Oqeanin Indian pas 66 minutash. Por, pas disa minutash, motorët e saj nuk dhanë më asnjë sinjal funksionimi, dhe një shpërthim ndriçoi qiellin. Shkaku, për momentin, mbetet i panjohur.
Pa dyshim, ky është një dështim i rëndë që do të ketë pasoja të mëdha. Anija Starship e këtij fluturimi përfaqësonte një model të ri, pothuajse identik me atë përfundimtar që pritet të fluturojë drejt Hënës. Krahasuar me versionin e parë të përdorur në gjashtë misionet e mëparshme provë, ajo ishte zgjatur në 123 metra – sa një ndërtesë 40-katëshe – dhe kishte rritur rezervat e karburantit.
Për shkak të shpërthimit, të anijes së SpaceX të paktën 20 fluturime civile u detyruan të ndryshojnë trajektoren mbi Gjirin e Meksikës për të shmangur mbetjet, ndërsa një numër i pacaktuar avionësh mbetën të bllokuar në tokë në aeroportin ndërkombëtar të Majemit, sipas raportimeve të Reuters.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...