
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Një vajzë 6-vjeçare është gjetur vetëm në Sesto Pusteria në Bolzano, në shpatet e Monte Elmo, në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane vajza sllovake mbeti vetëm për gati dy orë, ndërsa prindërit e saj bënin ski të pavarur. Kur çifti u kthye për ta marrë, gjeti policinë duke e pritur, e cila e denoncoi në organet e drejtësisë.
Sipas policisë, vogëlushja u vënë re pranë një strehimoreje, krejtësisht e vetme. Prindërit e saj, me pushime në resortin e njohur të skive, mesa duket vendosën ta braktisin përkohësisht në një zonë publike, duke besuar se ishte e sigurt ta linin vetëm, shatë kohës që bënin ski në pistat e ndryshme në të gjithë zonën e skive. “Rasti nuk duhet nënvlerësuar”-deklaroi komandanti i stacionit të Karabinierëve të Sesto Gandellino Bucci, duke ripërsëritur rëndësinë e mbikëqyrjes së të miturve nga të rriturit, për të shmangur pasojat e pakëndshme.
Sipas policisë ky episod nuk është rast i izoluar. Raportimet për fëmijë të lënë vetëm në vende publike nga prindërit e tyre janë gjithnjë e më të shpeshta. “Ky fenomen, i cili reflekton një deficit alarmues në përgjegjësinë prindërore, mund të ketë pasoja shumë të rënda, si në aspektin e rreziqeve të menjëhershme për të miturit, ashtu edhe për zhvillimin e tyre emocional”-thotë Simone Carlini , komandant i kompanisë Carabinieri të San Candido.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...