Modë / 18 Janar 2025, 11:09

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

Trendet e modës këtë vit vijnë si “reflektim” i 2024-ës! Edhe pse nuk mund të parashikojmë çfarë do vishet më së shumti 12 muajt e ardhshëm, disa indicie janë dhënë nga stilistët e njohur.

“Sea La Vie”

Përgatituni për një “zhytje” në ngjyrat e detit. Që nga siluetat elegante si ‘sirenë’ e deri te teminat që do i japin një tjetër dimension verës. Marka ‘Miu Miu” ka në plan të sjellë rrobat e banjove më sexy ndonjëherë! Nuk do mungojnë as vijat bardh e zi në bluzat verore, që kombinohen në mënyrë perfekte me një palë xhinse blu dhe ‘balerinat’ e famshme.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës


Thjeshtësi dhe komoditet!

 “Balenciaga”, “Bottega Veneta”, “Saint Laurent” apo “Prada” do vijnë fuqishëm me ‘copat e buta’ që definojnë format e trupit. Nuk ka vend për t’u ndjerë jo rehat me rrobat në trup. Pra, një pardesy e thjeshtë, një fustan njëngjyrësh apo një palë këpucë klasike. Trendi që nuk i ikën kurrë lezeti!

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës


“Boho”

Rikthehet stili me nuanca romantike e tejet femërore. Freski  dhe elegancë, gjithçka do na nevojitet gjatë muajve përvëlues.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

“Minimalist, por domethënës”

Në përgjigje të ‘veshjeve të luksit’ apo dizenjove “clean girl aesthetic” vjen ky lloj trendi. Në veshjet e thjeshta e funksionale do luhet me detajet, që do bëjnë gjithë diferencën. Qëndrojmë tek ngjyrat pastel dhe pak nuancë të ngjyrës gri.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

“Stil zyre, më rebel!”

Këtë vit do shohim veshjet krejtësisht formale me një prekje “rocku”e pak sport!

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

Zgjedhje e guximshme, por që tregon edhe njëherë se moda nuk njeh kode ose rregulla.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

Ecim me pak asimetri!

Veshjet sportive për në palestër, vrap apo joga do kenë pak ndryshim. Ngjyrat e buta do ‘derdhen’ në copa asimetrike.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

Për ata që shpesh ndjejnë melankoli për fëmijërinë.

Nostalgjia, ndjenjë që përkthehet me stil. Do dominojë edhe në 2025-ën njësoj si në vitin që lamë pas.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës

Do shohim sandalet e sheshta, bluzat me jakë e ngjyra të forta e deri te aksesorët kaq të lezetshëm për çantën.

Trendet e modës që do i shohim kudo gjatë 2025-ës