
"Përgjithmonë e imja", Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani janë fejuar? Ja detaji që ngriti dyshimet
Ndryshime të reja vijnë nga Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj. Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe çifti ishin së bashku n...
Një dietë e varfër me kripë dhe e bazuar në ushqime bimore, duket se është mënyra më e mirë për të ulur tensionin. Po sikur të jeni duke ndjekur këtë rrugë dhe ende të mos e keni arritur tensionin 11/12-7/8? Janë disa ushqime në veçanti, të cilat mund t’ju ofrojnë më tepër mbrojtje.
Deri tani kemi trajtuar drithërat e papërpunuara dhe do vazhdojmë të japim detaje edhe për farat e linit, çajin hibiskus dhe perimet e pasura me nitrate. Vetëm farat e bluara të linit shkaktojnë një ulje të fuqishme të tensionit, më tepër se ç’është arritur ndonjëherë nga ndonjë ndërhyrje dietike. Vetëm disa lugë në ditë, duket se janë dy-tri herë më të efektshme se një program i plotë ushtrimesh aerobike për rritje rezistence. (Jo se nuk duhet t’i bëni të dyja. Fare mirë mund të përfshini edhe farat e linit në dietë, edhe të stërviteni.)
Konsumimi i perimeve, si të ziera ashtu edhe të paziera, lidhet me uljen e tensionit, por perimet e paziera mund të ofrojmë më tepër mbrojtje. Studimet kanë treguar se ngrënia e fasuleve, bizeleve, qiqrave dhe thjerrëzave, mund t’ju vijnë në ndihmë, kështu qështojini ato në listën e pazarit. Vera e kuqe mund t’ju ndihmojë, por vetëm ajo pa alkool, sepse vetëm ajo duket se e ul tensionin.
Një studim i bërë nga një prej kompanive tregtare të kivit, dështoi dhe nuk arriti të ofronte asnjë mbrojtje. Ndoshta industria e kivit duhet të marrë ndonjë këshillë nga bordi i marketingut të rrushit të thatë Kalifornian, i cili financoi një studim vetëm për të treguar se ky i fundit mund të ulë tensionin. Për të theksuar përfitimet e rrushit të thatë, ata përdorën si grup kontrolli ushqimet e dëmshme. Kështu, studimi zbuloi se rrushi i thatë mund të ulte tensionin, por vetëm nëse krahasohej me ëmbëlsirat dhe biskotat “Cheez-Its” dhe “Chips Ahoy”!
Ndryshime të reja vijnë nga Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj. Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe çifti ishin së bashku n...
Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, shqiptarja-amerikane Mira Murati ka hapur kompaninë e saj. E quajtur Thinking Machines ...
Meghan Markle mendon se Familja Mbretërore Britanike ndikoi në prishjen e miqësisë me David dhe Victoria Beckham. RadarOnline ka ra...