
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Është e natyrshme që të ndiheni disi me moral të rënë në janar, pas haresë e gëzimit që përcjellin festat e fundvitit. Por ekziston një ditë e veçantë e këtij muaji, që konsiderohet si më e trishtueshmja dhe është pikërisht dita e hënë, sot e 20 janarit.
Por çfarë është Blue Monday? Ajo konsiderohet gjerësisht si një ditë e zymtë dhe shumë zgjedhin që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë aktivitete sa më shplodhëse e argëtuese për ta kaluar këtë 24 orësh. Zakonisht “Blue Monday” është e hëna e tretë e muajit dhe cilësohet si dita më depresive e vitit. Megjithatë nuk ka një rregull të caktuar, pasi mund të bjerë edhe në javën e dytë apo të katërt. E para u vendos formalisht më 24 Janar të vitit 2005. Sigurisht, pas këtij ‘zbulimi’ nuk ka një shkencë strikte.
Ajo u shpik nga Cliff Arnall, i cili ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.
Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...