News / 20 Janar 2025, 09:54

Fustani i Ivanka Trump për betimin e babait si President mahnit ndjekësit

Fustani i Ivanka Trump për betimin e babait si President mahnit

Ivanka Trump, vajza e presidentit të rizgjedhur Donald Trump, ka shkëlqyer me Oscar de la Renta, në prag të ceremonisë së betimit të babait të saj.

Ajo ishte ishte mishërimi i elegancës dhe finesës mbrëmjen e kaluar falë një fustani që u dizenjua posaçërisht për të dhe u punua me kristale dhe perla deri në detaje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oscar de la Renta (@oscardelarenta)

Më herët ajo dhe familja e saj,  bashkëshorti Jared Kushner i cili së fundmi ka përqendruar vëmendjen në një investim dinjitoz në turizmin shqiptar, si dhe tre fëmijët e tyre, Arabella , Joseph dhe Theodore , morën pjesë në ceremoninë e 19 janarit, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes Trump.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oscar de la Renta (@oscardelarenta)

“Duke nderuar trimat në Varrin e Ushtarit të Panjohur, në prag të inaugurimit të babait tim @realDonaldTrump si Presidenti i 47-të”, ka shkruar Ivanka duke ndarë dhe fotot nga ceremonia në Instagramin e saj .