News / 20 Janar 2025, 11:59

Përfshihet nga flakët kompleksi në Komunën e Parisit, shkak shkëndija elektrike

Përfshihet nga flakët kompleksi në Komunën e Parisit, shkak

Kompleksi i pallateve Kika 2 tek “Komuna e Parisit” është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.

Burimet e para thonë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një paketë elektrike. Dyshohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 11:15 minuta në një ambient që funksionon si zyrë, në katin e katërt të kompleksit "Kika2".

Mësohet se flakët janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.