News / 20 Janar 2025, 17:53

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja "misterioze" tërheq vëmendjen

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja

Teksa nisi eventi zyrtar i Ditës së Inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, shikuesit në shtëpi nuk mund të mos e dallonin veshjen e gruas së Donald Trump, Melania Trump.

Mëngjesin e së hënës, 20 janar, presidenti i zgjedhur dhe Melania u takuan me Presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë Dr. Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë përpara betimit të Trump. Të katër pozuan për fotot që shumë shpejt dolën në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan veshjen e Melanias për Ditën e Inaugurimit. 

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja

Melania Trump tërhoqi vëmendjen në inaugurim me një zgjedhje të guximshme të modës, duke veshur një kapelë misterioze që "fshihte" identitetin.

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja

Disa e krahasuan atë me një personazh të filmave vizatimorë, "Hamburgulari", ndërsa të tjerë thanë se ngjan si Michael Jackson në një funeral.

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja

Megjithatë kishte edhe nga ata komentues që vunë në dukje elegancën dhe finesën e ish modeles, ndonëse në krahasim me veshjen në inagurimin e Trump në 2017, pamja kësaj here u pëlqye më pak. 

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja

Ju si mendoni, cila veshje e Zonjës së Parë e tregon atë më bukur?/Living

Melania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamjaMelania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamjaMelania Trump guxon me veshjen në inaugurimin e Trump, pamja