News / 20 Janar 2025, 19:37

Emra të famshëm refuzuan të merrnin pjesë në podcastin e tyre, pse dështoi projekti i Princ Harryt dhe Meghan Markle?

Emra të famshëm refuzuan të merrnin pjesë në podcastin

Sipërmarrja tashmë e dështuar e podcast-it të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan të përfshiheshin, thuhet në një raport.

Sipas një artikulli  nga Vanity Fair, Meghan u refuzua nga disa emra shumë të mëdhenj dhe Harry kishte disa ide jashtëzakonisht të pazakonta se në çfarë duhej të fokusoheshin.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kishin një marrëveshje me Spotify për të bërë podcast-in, por sipërmarrja dështoi në vetëm tre vjet, me shumë pak njerëz që zgjodhën ta dëgjonin vazhdimisht.

Një burim tha se ata ishin ndryshe nga podkasterët e tjerë të famshëm, të cilët ‘thjesht ndezin mikrofonin dhe flasin’.

Burimi tha gjithashtu se çifti ‘dëshironte një temë të madhe që do të shpjegonte botën, por ata nuk kishin asnjë ide’. Me sa duket, Harry kishte disa ide, por ato ishin të çuditshme. Një plan i tij ishte të ndante tema të nxehta çdo javë, ndërkohë që donte të intervistonte edhe Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Përveç kësaj, Meghan e kishte të vështirë t’i përkushtohej një ideje të vetme  që do të thotë se çdo episod duhej të ‘rimagjinohej plotësisht vonë në prodhim’, shpjegon artikulli.

Meghan përfundimisht bëri premierë podcast-in e saj, i cili u quajt “Archetypes”, por më pas ajo luftoi për të marrë ndonjë nga gratë e fuqishme që donte të shfaqeshin në të. Emra si Taylor Swift, Beyonce dhe Megan Thee Stallion supozohet se e refuzuan atë.

Me mungesë të ftuarish, idetë e duhura dhe probleme me stafin e Spotify, podkasti u ndërpre dhe Meghan dhe Harry kanë mbetur në kërkim të një qëllimi të ri.