News / 21 Janar 2025, 09:35

Dua Lipës i futen fansat fshehurazi në hotel: "Jam e shokuar"

Dua Lipës i futen fansat fshehurazi në hotel: "Jam e

Diva e muzikës ndërkombëtare me origjinë shqiptare Dua Lipa, është përballur me një situatë aspak normale në hotelin ku po qëndronte së fundmi.

29-vjeçare ndërkohë që ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, ku kishte shkuar për një reklamë, disa adhuruesit e saj arritën të hynin në ambientet e hotelit. Ata u pozicionuan jashtë derës së dhomës ku Dua po qëndronte dhe thërrisnin emrin e saj.

Fatmirësisht ajo ka mbetur e pa lënduar nga ky incident, por shprehet se është e shokuar që iu shkel siguria.