News / 21 Janar 2025, 17:42

Michelle Hunziker do të prezantojë Eurovizionin

Michelle Hunziker do të prezantojë Eurovizionin

Michelle Hunziker do të jetë prezantuesja e finales së Konkursit Evropian të Këngës 2025, që do të mbahet në Bazel më 17 maj. Ajo do të shoqërohet nga aktorja komike Hazel Brugger dhe këngëtarja Sandra Studer. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare në Instagram e eventit, i cili këtë vit feston edicionin e 69-të: Konkursi do të mbahet në Zvicër pas fitores së këngëtarit Nemo në vitin 2024.

Pra, në Eurovision 2025, Michelle Hunziker (me origjinë nga Zvicra) do të shoqërohet nga dy gra.

Michelle Hunziker do të prezantojë Eurovizionin

E para është një prezantuese dhe aktore zvicerano-amerikane, e lindur në San Diego, Kaliforni, dhe e rritur në Cyrih, e cila së fundmi ka fituar popullaritet si aktore komike dhe prezantuese. Në vitin 2017 ajo fitoi çmimin Salzburger Stier, një çmim për artistët e kabareve, duke u bërë artistja më e re që ka marrë këtë çmim.

Sandra Studer, nga ana tjetër, është një këngëtare që ka përfaqësuar Zvicrën në Konkursin Evropian të Këngës në vitin 1991.