News / 21 Janar 2025, 19:05

Fluks i lartë infektimesh nga gripi, ISHP: Jemi në prag epidemie, mbi 19 mijë infektime në javë

Fluks i lartë infektimesh nga gripi, ISHP: Jemi në prag epidemie, mbi

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se mbi 19 mijë persona në javë kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes javën e fundit në vendin tonë. Përballë shifrave të tilla, ISHP konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend.

Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku, thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera.

Simaku thekson se virusi i gripit nuk duhet marrë lehtë pasi ai mund të shkaktojë edhe vdekje sidomos tek persona me sëmundje kronike. Aktualisht nuk janë vënë re shumë shtrime në spitale për shkak të komplikacioneve.

Mjekët shpjegojnë se sëmundja e gripit kërkon që organizmi të pushojë dhe të trajtohet me konsumin e lëngjeve përveç aperitivëve. Ndër të tjera, mjekët bëjnë apel që prindërit të mos dërgojnë fëmijët ne çerdhe, kopshte e shkolla dhe çdo i infektuar të qëndrojë minimalisht tre ditë pushim.