
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Veriu i Europës është duke u kërcënuar nga një uragan i quajtur “cikloni bombë”. Tre shtete që parashikohen të preken më së shumti nga ky uragan janë, Irlanda, Skocia dhe Britania e Madhe.
Sipas meteorologëve ky fenomen pritet të shkaktojë erëra të fuqishme me shpejtësi maksimale mbi 200 km/orë në det të hapur.
“Ne flasim për një ciklon bombë kur ka një rënie jashtëzakonisht të shpejtë të presionit të ajrit në një zonë me presion të ulët. Dhe aktualisht është kështu”, thotë Michael Eichmann nga MeteoNews.
Ndërsa në tokë, erërat do të kenë një shpejti mbi 120 km/h.
“Në tokë uragani do të tërbohet me erëra nga 120 km/h deri në 150 km/h. Në bregun perëndimor dhe në veri të Irlandës priten erëra me shpejtësi prej 150 deri në 180 km/h”, vazhdoi Eichmann.
Mbrëmjen e së enjtes, nga uragani do të preken Britania e Madhe, Irlanda dhe Skocia. As vendet skandinave nuk do të shpëtojnë. Efektet e uraganit, ndonëse më të lehta, do t’i ndiejnë edhe Belgjika, Holanda dhe zona të Gjermanisë veriore, si dhe Zvicra.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...