Shtepia / 22 Janar 2025, 13:46

7 truke nga Feng Shui për të sjellë energji pozitive në shtëpi

7 truke nga Feng Shui për të sjellë energji pozitive në

Nëse keni dëgjuar tashmë për Feng Shui, disiplinën e mbushur plotë sekrete për sjelljen e fatit të mirë, sot do ju tregojmë si të sillni energjinë brenda mureve të shtëpisë tuaj.

Këtu do ju tregojmë 7 truke të frymëzuara nga Feng Shui për të krijuar një mjedis të lumtur, të shëndetshëm dhe mikpritës.

1. Mos neglizhoni hyrjen

Hyrja e shtëpisë duhet të transmetojë pozitivitet. Dera kryesore duhet të jetë e re dhe e shndritshme. Vendosni një lule të gjelbër e të harlisur pranë saj për të tërhequr energji të mirë.

2. Mbajeni korridorin të pastër dhe të rregullt

Korridori është ‘rruga’ kryesore e shtëpisë dhe është e rëndësishme ta keni atë të pastër dhe të rregullt. Përdorni dollapët dhe gardërobat për të sistemuar rrobat dhe këpucët brenda dhe mos harroni të vendosni një pasqyrë, qirinj dhe lule për të ngarkuar hapësirën me pozitivitet.

3. Dhoma e ndenjjes sipas Feng Shui

Dhoma e ndenjjes meriton të jetë e rregullt në çdo moment për të qenë të gëzueshëm në kohën tuaj të lirë. Arredimi, mobiliet duhet të jenë proporcionalisht korrekt me ambientin në mënyrë që të mos duket shumë i boshatisur, por as i mbingarkuar. Dyert duhet të jenë të hapura dhe pa pengesa, e po ashtu edhe divani duhet të vendoset pranë një muri për të krijuar idenë  e një ambienti të madh dhe jo të kornizuar.

7 truke nga Feng Shui për të sjellë energji pozitive në

4. Feng Shui në kuzhinë

Ndër dhomat më të rëndësishme të shtëpisë, kuzhina është një prej tyre. Sipas Feng Shui ngjyrat e ndezura si e kuqja, ose ato të errëta si e zeza, nuk duhet të përdoren pasi të kuptojnë situata të pakëndshme si aksidentet, zjarret etj., dhe rrjedhimisht krijon një ndjesi jo pozitive në shtëpi.

5. Shtoni lulet dhe pasqyrat në dhomën e ngrënies

Ashtu si këndi i kuzhinës, dhoma e ngrënies dhe tavolina aty janë gjithashtu shumë të rëndësishme për Feng Shui. Lulet e freskëta nuk duhet të mungojnë asnjëherë, ndërsa për ta optimizuar energjinë në këtë hapësirë, do të ishte e këshillueshme që të vendosni një pasqyrë në mur për të pasqyruar tryezën e ngrënies.

6. Si të arredoni dhomën e gjumit sipas Feng Shui

Dhoma e gjumit duhet të jetë në një ngjyrë neutrale dhe do jetë akoma më mirë nëse është e pozicionuar në pjesën më pak të përshkueshme të shtëpisë. Po ashtu edhe pozicioni i krevatit ka shumë rëndësi. Nuk duhet të jetë i vendosur asnjëherë afër derës por në mes të dhomës, dhe anash të vendosen dy komodina mbi të cilat të ketë ndriçues.

7. Dhoma e fëmijëve

Dhoma e fëmijëve duhet të ketë orientim jug-lindje ose jug-perëndim, për të rritur kreativitetin dhe fëmijët të jenë më socialë në jetën e tyre. Kjo do t’i japë shumë pozitivitet në momentet kur ata të qëndrojnë në dhomën e tyre.