Mirëqenie / 22 Janar 2025, 19:18

Gripi, më agresiv/ Brataj: Shumë pacientë me komplikacione, shtohen thirrjet në urgjencë

Gripi, më agresiv/ Brataj: Shumë pacientë me komplikacione,

Gripi këtë vit po shfaqet më agresiv e po shton komplikacionet tek pacientët. Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore janë shtuar thirrjet për ndihmë.  Drejtori Skënder Brataj thotë se virusi  ka ndryshuar  formën, por dhe popullata është më e pambrojtur ndaj tij.

“Vetë virusi është përforcuar, nëse ne kemi tre vjet se  kemi kontaktuar ajo mbrojtja e virusit thuajse është zhdukur gjendemi për herë të parë përballë tij, dhe ai ka ndryshuar 100% dhe nuk ke asnjë ushtar që e njeh.

Në 2023-398 raste,  2024-388  raste,  2025-363 raste.  Kemi 13 për dy vitet e kaluara ndërsa deri në këtë momente,  17  mesatarja ditore e gjendjeve febrile ose infektive që kanë të bëjnë më shumë me gripin.  Këta i drejtohen urgjencës,  shumë shkojnë vetë në spital apo tek mjeku I familjes. Përveç gripit këtë vit ka dhe rritje të sëmundjeve pulmonare, bronkite  që janë të lidhura me komplikacionet  e gripit.”

Temperatura e lartë dhe rezistente po shqetëson më tepër të sëmurët sipas doktor Skënder Bratajt, i cili thotë se në ditët e para të sëmundjes trajtimi duhet të jetë në varësi të shenjave që shfaqen.

“Një i rritur 70 kg nuk I mjaftojnë 500 mg  paracetamol, është minimumi 1 mijë, dhe duhet ta marrësh 2 -3 herë në ditë, nëse merr 500 e çon 38 – 38 e gjysmë se ul më shumë, nëse nuk e ke marrë pas 8 -12 orësh aq e ka efektin e veprimit medikamenti.

Kur kemi dhimbje fyti sidomos është inflamuar, këshillohen antiinflamatorët,  ibuprufeni mund të merret  2 -3 ditë rresht, mëngjes e darkë pas buke, se ka tre efekte, antipiretik antiinflamator dhe qetëson dhimbjen.”

Nëse temperatura  zgjat më tepër  Drejtoi I Urgjencës Kombëtare sugjeron  një konsultë me mjekun  ndërsa atyre që thonë se  kalova gripin, por  mu rikthye pas dy apo tre ditësh  Brataj iu këshillon.

“Kemi harruar atë këshillën e parë të mjekut, një I sëmurë ka nevojë për regjim shtrati, në kuptimin të rrijë brenda jo se do të rrijë në shtrat,  se temperatura duhet të jetë e njejtë, se je I dobët  si nga ana imunitare si  nga ana e sulmit, se virusi në ato 48 – 72 orë  shumëzohet me miliona herë.

Temperatura shkakon humbje likidesh dhe duhet ti zëvendësosh.  Nëse bie volumi do të rriten rrahjet e zemrës se duhet të mbajë  ritmin  dhe kjo krijon probleme.”

Sipas  Drejtorit të Urgjencës Kombëtare në të njejtën kohë në qarkullim  janë rreth 250 viruse,  por ai që dominon  aktualisht është gripi.   Përhapja përmes spërklave dhe kontakti me personin e sëmurë  bën që virusi të transmetohet  zinxhirë prandaj  thirrja e mjekëve është për shtim të higjenës personale./abcnews.al