Modë / 23 Janar 2025, 11:48

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë- Verë 2025

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e modës organizuar në shtatorin e kaluar kanë zbuluar se si do të jetë gardëroba e pranverës së 2025-s.

Pasarelat e Nju Jorkut, Londrës, Milanos dhe Parisit vendosën pikat mbi “i” për stilin që do të identifikojë këtë sezon.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Pantallonat dhe xhaketat

Këtë vit do të shikojmë pantallonat dhe xhaketet sportive ndërthurur bukur me elemente moderne. Në këtë mënyrë do të sinkronizohet në mënyrë të përkryer elegancën dhe prakticitetin.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Kthim i stilit boho

Vendosni disa lule me veshje në gardërobat tuaja, por gjithashtu edhe thekë e dantella. Ky është një rikthim pasi sezonin e kaluar nuk e kishim prezent në përditshmëri.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Çantat bowling

Ato që do të jenë në krye të dëshirave këtë sezon do të jenë çantat bowling. Ikona e padiskutueshme e fillimit të viteve 2000 është gati të vijë bindshëm këtë vit. Krahasuar me trendët e kaluara, këto të rejat kanë përmasa më të vogla dhe do të bëhen aleat i padiskutueshëm i përditshmërisë tonë.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Stil biznesi

Veshjet që lidhen kryesisht me botën e korporatës, bazuar në kravata, kostume dhe xhaketa formale, jo vetëm që do të na shoqërojnë në zyrë, por edhe jashtë saj. Ajo që i bën ato më shik janë përmasat oversize.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

E verdhë nga koka tek këmbët

E verdha, frymëzuar nga lulet mimoza, banania, agrumet do të jetë ngjyra më e preferuar e sezonit. Na besoni se efekti “wow” do të jetë i garantuar.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Pantallonat e shkurtra

Pantallonat e shkurtra do t’i vënë “flakën” edhe këtij sezoni. Të kombinuar me geta në ngjyra të ndryshme ose pa geta fare ato do të jenë një ndër veshjet më të preferuara.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Veshjet me një sup

Fustanet apo bluzat me një sup do të jenë kryefjala e Pranverë-Verë 2025. Qoftë bluza apo fustane, veshjet me një sup nuk do të mungojnë në gardërobën tonë.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Perlat

Vitet dhe stilet kalojnë, por disa gjëra ndonjëherë nuk dalin kurrë nga moda. Perlat janë një ndër to. Për sezonin e ri perlat do të jenë aksesorët pa të cilët nuk do të bëjmë dot kur veshim pantallona të shkurtra, fustane apo edhe kostume klasike.

Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë-

Transparenca

Sharmi i përjetshëm i transparencës është ende shumë i mrekullueshëm dhe kjo do të bëj që ky stil të jetë një nga tendencat më të forta të muajve të ngrohtë që vijnë. Këtë vit transparencat marrin formën e palltove eterike dhe minifustaneve me detaje.