
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Autoritetet irakiane kanë legalizuar martesat e vajzave që në moshën 9 vjeçare. Grupet e të drejtave të grave kanë reaguar me ankth ndaj miratimit të një ligji të tillë, pasi e konsiderojnë atë si një rregull që do të lejojë përdhunimin e fëmijëve të tyre.
Sipas ligjit të ri, i cili u miratua dje, më 21 janar, autoritetet fetare kanë fuqinë të vendosin për çështjet familjare, duke përfshirë martesën, divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve.
Ligji i ri shfuqizon atë të miratuar në vitin 1950 për ndalimin e martesave tek personat nën 18 vjeç.
"Kemi arritur fundin e të drejtave të grave dhe fundin e të drejtave të fëmijëve në Irak,"-tha avokati Mohammed Juma, një nga kundërshtarët më të ashpër të ligjit.
Martesa e fëmijëve është një çështje delikate që prek shumë Irakun, ku 28 përqind e vajzave janë martuar para moshës 18 vjeç.
Kjo sipas të dhënave të një sondazhi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e publikuar në vitin 2023. Në vend që të ndryshohen ligjet kundër martesave të fëmijëve, ligji i ri e lejon, por sipas një tradite islame që përfshin një kontratë martese. Për myslimanët, të cilët përbëjnë shumicën në Irak, mosha minimale e martesës për vajzat do të jetë 9 vjeç, ndërsa për sunitët, mosha zyrtare do të jetë 15 vjeç.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...