
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Përbërësit: 1 kg mish qengji, 500 g qepë të thata, 800 g qepë të njoma, 5 thelpinj hudhër, 1 lugë gjellë miell, pak spec të kuq, kripë, piper dhe kopër.
Përgatitja: Për të përgatitur këtë gjellë, si fillim mishin duhet ta presim në copa mesatare. Pastrojmë qepët e thata dhe i grijmë imët. Mishi dhe qepët
e thata kaurdisen me vaj ulliri në një tenxhere, derisa mishi të marri ngjyrë të kuqe të
hapur. Hedhim hudhrat, specin, dhe i kaurdisim pak së bashku. Më pas hedhim qepët e njoma të pastruara, të lara dhe të prera në forma cilindrike me gjatësi rreth 1 cm. E kaurdisim masën për gati 2 minuta dhe i hedhim ujin e nxehtë, gati sa të mbulojë gjithë masën. E rregullojmë gjellën me kripë, piper pak rozmarinë dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm për rreth 15 minuta. Në qoftë se gjella del shumë e lëngshme hedhim një lugë miell të tretur në qumësht. Pas kësaj e lemë dhe pesë minuta të ziejë. Gjella është gati, e servirim në pjata duke e rregulluar me
piper dhe kopër sipas dëshirës.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...