Modë / 29 Janar 2025, 18:09

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në botë? Historia e markës, nga origjina e butikut në Hamburg e deri më tani

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

Sot, të gjithë e njohin Jil Sander si një markë sinonim i estetikës minimaliste, një garanci për këdo që kërkon një stil mode që përfaqëson një elegancë të përjetshme, të pastër dhe pa zbukurime të tepërta. Kjo falë themelueses së saj, Heidemarie Jiline “Jil” Sander, e cila nga kritikët dhe kolegët është quajtur “Mbretëresha e  minimalizmit”. Megjithatë, stilistja gjermane, në rininë e saj, ëndërronte të punonte në botën e medias dhe për një periudhë të shkurtër arriti ta realizonte këtë dëshirë.

Një kthim pas në kohë

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

E lindur në vitin 1943 në Wesselburen, Gjermani, Jil Sander studioi dizajn në Shkollën Shtetërore të Inxhinierisë Tekstile në Krefeld dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi studimet në Universitetin e Kalifornisë. Pas diplomimit në Los Anxhelos, ajo shkoi në Nju Jork, ku punoi si gazetare mode për revistën amerikane McCalls, duke realizuar ëndrrën e saj të atëhershme. Në moshën 21-vjeçare, pas ndarjes së papritur nga jeta të babait të saj, ajo u kthye në Gjermani, në Hamburg. Aty filloi të punonte për disa revista gjermane dhe, tre vite më vonë, në 1968, vendosi të hapte butikun e saj të parë, ku nisi të krijonte veshje me makinën e qepjes së nënës së saj.

Themelimi i markës Jil Sander

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në
Në vitin 1973, Jil Sander vendosi të krijonte shtëpinë e saj të modës. Një vit më vonë, ajo prezantoi koleksionin e parë, duke sjellë në botën e modës konceptin e saj të elegancës formale, të menduar për gratë që më në fund po merrnin role profesionale që më parë ishin të rezervuara për burrat. Që në krijimet e para, u vunë re elementët që do të bëheshin shenjat dalluese të markës: linja të pastra, ngjyra të buta dhe një qasje estetike minimaliste.

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

Minimalizmi i saj nuk ishte vetëm një stil, por një filozofi e mirëfilltë jetese, e reflektuar në një dizajn funksional dhe me një rreptësi të përzgjedhur. Kostumet e qepura me mjeshtëri të lartë, të kombinuara me këmisha të bardha klasike, e bënë atë të njohur si “königin des weglassens”, një shprehje gjermane që përkthehet si "mbretëresha e heqjes së gjërave të tepërta". Jil Sander, në këtë mënyrë, parashikoi një trend që do të bëhej shumë i njohur vite më vonë. Suksesi i saj e çoi fillimisht drejt krijimit të një linje kozmetike dhe më pas, në vitin 1997, edhe një linje për meshkuj, e cila ndoqi të njëjtën filozofi si ai i stilit të grave.

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

Mbërritja e Jil Sander në Itali
Në vitin 1994, Jil Sander mbërriti në Itali. Në Milano, marka hapi showroom-in e parë, i cili shumë shpejt u shndërrua në selinë qendrore të kompanisë. Në vitin 1999, Grupi Prada bleu 75% të aksioneve të kompanisë. Vetëm gjashtë muaj më vonë, Jil Sander u largua nga drejtimi dhe vendin e saj e mori stilisti Milan Vukmirovic. Kjo ishte një periudhë e trazuar për markën, me ndryshime të shumta.

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

Në vitin 2003, Jil Sander u rikthye si stiliste dhe si pjesë e bordit të drejtorëve të Pradës, por një vit më vonë, për shkak të mosmarrëveshjeve me kompaninë, u largua sërish.

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

Megjithatë, marka mbeti e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2005, Raf Simons u emërua drejtor kreativ për linjat e burrave dhe grave. Me kalimin e kohës, ai i përshtati vizionin e tij me kodet estetike të markës Jil Sander. Kjo u reflektua veçanërisht në koleksionin vjeshtë-dimër 2007-2008, i cili u prit me lavdërime nga kritikët. Vogue Runway shkroi se dizajneri belg “po e drejtonte markën drejt një konceptualizmi të qetë”. Simons u largua nga marka në vitin 2012, me një koleksion që u konsiderua nga shtypi si më i miri i krijuar ndonjëherë për Jil Sander.

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në

Ndërkohë, në vitin 2006, marka u shit nga Grupi Prada te fondi Chande Capital Partners, ndërsa në vitin 2008 kaloi në pronësi të Onward Holdings, një kompani japoneze.

Pas largimit të Simons, Jil Sander u rikthye në drejtimin e markës për rreth një vit. Në vitin 2014, Rodolfo Paglialunga u emërua drejtor kreativ dhe qëndroi në këtë post për tre vite. Në vitin 2017, marka kaloi në pronësi të OTB Group dhe drejtimin kreativ e morën Lucie dhe Luke Meier, të cilët janë ende në krye të saj.

 

Vazhdimi i vizionit minimal

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në
Çifti Meier ka vazhduar, ashtu si paraardhësit e tyre, të zhvillojë një vizion të modës elegante dhe të menduar me kujdes. Në një intervistë për Vogue në vitin 2017, ata theksuan se dëshironin të shprehnin emocione përmes modës:

"Kjo është diçka që edhe vetë Jil Sander, si grua, e ka shprehur në mënyrën e saj. Ka pasur shumë emocione në krijimin e një marke si ajo e saj, dhe për ne kjo është diçka e veçantë (...). Ne ndiejmë një lidhje të thellë me vlerat e markës dhe me punën e Jil-it, nuk është thjesht një punë. Unë gjithmonë e kam parë Jil Sander si një markë shumë femërore, edhe pse ka një anë mjaft maskuline.

I referohem sensualitetit të saj, butësisë dhe një qasjeje të ndjeshme; është pikërisht ajo që i duhet botës në këtë moment, mendoj.”

Gjatë këtyre tetë viteve, Lucie dhe Luke Meier kanë mbetur gjithmonë besnikë ndaj vizionit fillestar dhe qasjes origjinale të markës, duke sjellë njëkohësisht risi të vazhdueshme brenda kësaj shtëpie mode./Living

Si dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste nëSi dhe pse Jil Sander u bë simbol i modës minimaliste në