
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
1 në 3 fëmijë shfaqin probleme me komunikimin, për shkak të përdorimit të pajisjeve të ndryshme teknologjike si telefoni apo kompjuteri.
Specialistët thonë se koha e gjatë e shpenzuar para ekranit i bënë ata të ndihen më të mbyllur dhe të kenë vështirësi në zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale.
“Ky problem është rritur ndjeshëm, shumë ndjeshëm, në raport me vitet e kaluara, sot të paktën 1 në 3 fëmijë shfaqin problem me komunikimin dhe kjo është për shkak të ekspozimit të tepërt që i bëhet atij në teknologji në kohët modern që ne i quajmë sot. Ndodh që fëmija i moshës 2 vjeç të kalojë 2 orë apo 3 orë përballë ekraneve, kjo sjellë që të kemi një gjuhë mekanike të mësuar përmendësh, ndërkohë që ti e pyet fëmijën si e ke emrin apo sa vjeç je, ai e ka të vështirë të përgjigjet dhe kjo sjellë pasoja zinxhir, e bëjnë atë të jetë i paaftë të krijojë marrëdhënie sociale. E ka të vështirë të ketë shok dhe shoqe, nuk do të afrohet me askënd, do lojëra me episode të dhunës me shkronja apo numra”, tha Enrik Selimi, logoped
Ajo çfarë konsiderohet shqetësuese është edhe mësimi i gjuhës angleze nëpërmjet pajisjeve teknologjike. Sipas specialistëve logopedë kjo mënyrë e të mësuarit të një gjuhe të re është totalisht e gabuar.
“Ekspozimi i fëmijës ndaj një gjuhe të huaj në moshë të vogël ne e quajmë një dhuratë që prindi i bënë fëmijës por ky ekspozim ndaj një gjuhe të huaj nuk mund të bëhet kurrsesi nga ekranet, është totalisht e gabuar që fëmija të mësojë një gjuhë të re në mënyrë mekanike. Në qoftë se prindi do ta ekspozojë fëmijën ndaj një gjuhe të re, të marri të lexojë një libër së bashku, të bëjnë pak komunikim së bashku”, shtoi Selimi.
Shkëputja nga përdorimi i pajisjeve teknologjike, lojërat në natyrë me bashkëmoshatarët dhe konsultat me logopedin janë disa nga këshillat kryesore që japin mjekët për të kapërcyer këtë situatë. /vizionplus.tv
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...