Mirëqenie / 3 Shkurt 2025, 13:02

“Kruajtjet nuk përshkruhen me fjalë”, kjo histori do ju ndihmojë të kuptoni më shumë rreth menopauzës

“Kruajtjet nuk përshkruhen me fjalë”, kjo histori do ju

Klera u diagnostikua me sëmundje të lëkurës, “lichen sclerosus”, që mund të shkaktojë njolla të bardha të lëkurës në organet gjenitale. Sëmundja s’kishte pasur simptoma për shumë vite, por ishte përkeqësuar gjatë menopauzës, duke ia vështirësuar jetën.

Vazhdimisht më bëhej ta copëtoja lëkurën nga kruajtjet. Gjumi m’u prish, sepse kruajtjet ishin më të forta gjatë natës. Jeta seksuale nuk ekzistonte. Nuk fajësova menopauzën, derisa shkova të takoja një mjeke që më ndryshoi jetën. Ajo më dëgjoi teksa po më pëlcisnin sytë nga lotët. Kruajtjet e forta dhe hollimi i lëkurës nuk përshkruhen me fjalë. Pasi më vizitoi, mjekja tha se kisha atrofi vaginale dhe hollim të lëkurës. Kisha çarje të vogla në sipërfaqen e lëkurës, bashkë me disa flluska, që kishin sjellë këtë shqetësim. Përgjigjja e mjekes ishte terapia e zëvendësimit të hormoneve. Ajo më shpjegoi se sëmundja ishte përkeqësuar për shkak të varfërimit të të gjitha hormoneve që kisha në trup, përpara se të futesha në menopauzë. Qava përsëri, e lehtësuar që dikush po më dëgjonte.

U bënë 2 vjet që përdor terapinë e zëvendësimit të hormoneve. Megjithëse duhet ta menaxhoj këtë sëmundje, simptomat janë reduktuar ndjeshëm për shkak të terapisë. Kishte raste që vija në dyshim nëse mund të vazhdoja jetën me pasojat e kësaj sëmundjeje. Sharona, Sara dhe Klera, ju falënderoj që na treguat historitë tuaja! Është e rëndësishme që gratë të dëgjojnë për mënyrat e ndryshme të ndikimit të menopauzës dhe paramenopauzës në vaginë dhe traktin urinar. Po jam shumë e kënaqur. Po flasim të gjitha për këtë.

Këto histori do t’i ndihmojnë gratë të kërkojnë mbështetjen dhe trajtimin e nevojshëm. Siç lexuam më sipër, ky trajtim mund të vazhdojë gjithë jetën. Vagina do të jetë funksionale, e lëmuar dhe e lubrifikuar.