
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking
Nuk keni bërë asgjë për darkë dhe s’keni asnjë ide se ç’të përgatisni, kjo recetë do t’ju shpëtojë.
Ingredientët: 4 – 6 kofsha pule, 1 kg kërpudha, 2 kokrra qepë, 3 thelpinj hudhra të grira, 2 degë rozmarinë, ½ filxhan çaj uji, ½ lugë çaj kripë, vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalpë.
Përgatitja: Marrim një enë të thellë ku si fillim skuqim qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri, gjalpë dhe kripë. Kur qepa fillon të zbutet, shtojmë kofshat e pulës duke i kthyer nga të gjitha anët në mënyrë që të marrin një të skuqur të lehtë. Vazhdojmë duke shtuar kërpudhat, të cilat i kemi pastruar dhe prerë në feta dhe rozmarinën. I përziejmë mirë dhe në fund hedhim ujin, e provojmë për kripë dhe e lëmë të marrë valë. Pasi vlon e lëmë të ziejë për 20 – 30 minuta me temperaturë të ulët. Me ndihmën e një piruni provojmë nëse mishi është gatuar dhe nëse është e nevojshme e lëmë disa minuta më shumë derisa të dalë yndyra në sipërfaqe dhe të krijojë një cipë të hollë. Ideale do të ishte e shoqëruar me një sallatë me rukola dhe domate qershi.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...