
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Shumica e grave i kanë fëmijët në moshën e adoleshencës kur kalojnë në menopauzë. Hormonet e adoleshentëve dhe ato të
menopauzës harbojnë fare. Mendoj se fëmijës mund t’i shpjegohet me terma të thjeshtë, që nga mosha 8-9 vjeç, përse ndonjëherë mamaja duket si e çmendur. Fëmijët i vërejnë dhe i dëgjojnë gjërat. Ka shumë gjasa që ta kenë kuptuar se diçka po ndodh. Duhet të keni besim se ata kuptojnë, por duhet t’i informoni menjëherë.
Sado joshës të jetë zvogëlimi i problemit ose të shtireni sikur nuk ekziston, është më mirë të tregoheni të sinqerta. Mos i fshihni ndjenjat, por uluni me ta dhe shpjegojuni se ç’po ndodh me terma të përshtatshëm për moshën. Më kujtohen ato pak herë kur tërbohesha në mëngjes. Shqetësohesha për atë që mund të mendonin fëmijët për mua. “Mami po qan.” Zakonisht kjo nënkupton se ka ndodhur diçka e keqe, ndaj ulesha dhe flisja me ta. U shpjegoja se nuk ishte faji i tyre, se qaja ngaqë isha mërzitur me veten, jo me ta. U thosha: “Po ndodh diçka me trupin tim që ma shkakton këtë mërzi. Ndonjëherë më duket e vështirë t’i kontrolloj këto ndjenja, por po marr ilaçe që të ndihem më mirë.”
Thuajuni fëmijëve se mund të pyesin për gjithçka
Që në moshë të hershme, ua bëra të qartë fëmijëve se mund të më pyesnin për gjithçka. Për seksin, periodat... Për
gjithçka. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për menopauzën. Nëse e keni të vështirë ta shprehni me fjalë, mbani një ditar dhe shkruani gjithçka për menopauzën. S’është nevoja të shkruani gjerë e gjatë. Mund të shkruani thjesht: “Sot ndodhi kjo dhe kështu u ndjeva për këtë”. Kështu fëmijët mund të kuptojnë si ndiheni, pse ndonjëherë veproni në një mënyrë të caktuar. Nëse i keni fëmijët të rritur, mund të bisedoni me ta për menopauzën. Nëse jetojnë më vete, mund të mos jenë aq të varur nga ju, gjithsesi, ju mbeteni nëna e tyre. Jepuni një kopje të këtij libri. Nëse keni nevojë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre, duhet t’u jepni mjetet e duhura për t’u informuar.
Mos thoni kurrë diçka që s'e mendoni
Kur jeni në kulmin e nervozizmit, sado e vështirë t’ju duket, këtë rregull duhet ta zbatoni medoemos. Edhe nëse jeni
zemëruar më shumë se kurrë, mos thoni kurrë diçka që s’e mendoni vërtet. Sheri kishte të drejtë. Fjalët janë si plumbi, ndonjëherë të plagosin. Disa fjalë të thëna nuk i merr dot mbrapsht. Diçka që për ju mund të jetë zemërim i çastit, gjatë një debati apo sherri, fëmijët, partneri ose miqtë tuaj mund ta mbajnë mend gjithë jetën. Ato pak fjalë mund t’i ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet me ta.
Nëse thoni diçka për të cilën pendoheni, mos harroni, nuk jeni njeriu më i keq në botë
Nëse zemëroheni për një çast dhe thoni diçka të tmerrshme, ndaloni, merrni frymë thellë e gjatë, mblidheni veten dhe kërkoni falje. Nuk po flas për falje të tipit “më vjen keq që ndihesh kështu” ose “më fal, por...”. Kërkoni sinqerisht falje. Mbase nuk i rregullon gjërat menjëherë, por mund t’ju ndihmojë më vonë.
*Shkëputur nga libri "Menopauza" botimet LIVING!
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...