
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë larguar rreth 9000 persona, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.
Të gjithë po largohen nëpërmjet rrugëve detare dhe fluturimeve, ndërsa një pjesë e tyre kanë vendosur të evakuohen në Athinë për momentin.
Në 48 orët e fundit pranë ishullit janë regjistruar më shumë se 300 tërmete, dhe disa ekspertë paralajmërojnë se lëkundjet mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.
Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë kërkuar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Në këtë periudhë zakonisht kryet rinovimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, për sezonin turistik që është në prag.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, qindra njerëz u radhitën në port për të hipur në traget drejt Athinës.
“Gjithçka është e mbyllur. Askush nuk punon tani. I gjithë ishulli është zbrazur,” deklaroi një banor vendas 18-vjeçar për agjencinë Reuters, përpara se të hipte në anije.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...