News / 5 Shtator 2024, 08:47

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, gruaja më humane e njerëzve të varfër në botë

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, gruaja më humane

Si sot 8 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna më humane për njerëzit e varfër, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore.

Edhe pse shtetase e huaj ajo kurrë nuk e harroi dhe mohoi origjinën e saj shqiptare: "Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë këto fjalë të shprehura nga goja e Nënë Terezës, ose e njohur me emrin shqiptar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?"

Shtëpia e të parëve të Nënë Terezës ndodhej në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës.

Pas vdekjes së saj më 1997, Papa Françesku njohu dy mrekullitë e saj të shërimit të të sëmurëve. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur më vonë me emrin Nënë Tereza, lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua për murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos më pas në Kalkutë të Indisë, në të cilin n1 vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Dhe më 5 shtator 1997 në të njëjtin vend, ndërroi jetë.

 

Horoskop