
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Mendoni se nuk është e drejtë të bëhen vetëm një palë pushime në vit. Vera është për shumë stina perfekte dhe të gjithë popullojnë jo vetëm plazhet e Shqipërisë, por marrin valixhet e zgjedhin destinacionet më të bukura jashtë. Kënaqësia dhe shijimi është kryefjala e atyre 10 a 15 ditë pushim. Po dimri? Vetëm ftohtë dhe mbyllyr në shtëpi, nuk ma do menjda që kështu është për të gjithë! Për njerëzit që e pëlqejnë ftohtin, borën , kakaon e ngrohtë dhe ato ditë pushimi i ndajnë mes verës dhe dimrit ja disa ide ku mund të kalojnë disa ditë.
Voskopoja Ndodhet disa minuta larg nga Korça. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet.
Razma Fshati i Razmës ndodhet në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit,me hotele luksoze. Ka nje klime tipike malore, ajer shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike për zonën. Zona e Razmës ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit ë i frekuentuar është turizmi i bardhë që ofron mundesi për ski në morenat akullnajore, sidomos në fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës.
Parku Kombëtar i Thethit Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit. Në Theth janë disa banesa të perfshtatura për turizem, me dhoma me kushte normale, ku 6 jane tip hanesh, ndërsa katër janë banesa të zakonshme, tipike për zonen që jane përshtatur për turizëm
Bogë, Kosovë Në mes të maleve te Rugovës, fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Në fshat ndodhet një pistë skish, ku gjithsecili mund t’ia kalojë një fundjavë të bukur
Fshati i Dardhës Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë të theksuar. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...