Si vishesh kur udheton? 6 Mars 2013

Si të vishemi kur udhëtojmë?

Si vishesh kur udheton?

Orari i nisjes po afron dhe ju jeni në dilemë se çfarë të vishni?

Për secilin nga mjetet e udhëtimit që ju zgjidhni keni disa sugjerime: 
Këshilla e parë: për çdo mjet udhëtimi përdoret një valixhe e caktuar. Valixhet e mëdha me rrota përdoren për pushime. Ndërsa për një fundjavë romantike në çift mjafton një çantë e madhe.
Në rastet kur udhëtojmë me tren apo avion, edhe në qoftë se destinacioni është një vend ekzotik, duhet marre me vete një xhaketë dhe një shall i madh.
Gjithashtu duhet të merrni me vete syzet e diellit. Ato mund të fshehin shumë mirë sytë e palyera apo edhe lodhjen. Por në qoftë se udhëtoni me makinë syzet e diellit janë të domosdoshme duke qenë se ndihmojnë në pengesën e rrezeve të diellit në sy.
Ndërsa në qoftë se udhëtoni me jaht është e këshillueshme të vishen pantallona. Të ngushta por praktike dhe komode. Përsa i përket këpucëve preferohen të sheshtat në çfarëdolloj udhëtime.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor