Beko feston sot ditëlindjen dhe mami Çiljeta nuk i kurseu urimet e ngrohta
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
41 vjeçari i famshëm turk Sultan Kosen konsiderohet si njeriu më i gjatë në botë në lartësinë 2.5 metra, por nuk ka lejuar që kjo ta pengojë në jetën e tij publike, ekstravagante dhe të mbushur me udhëtime. Ai ka vizituar më shumë se 120 vende e vendndodhje, njihet nga të gjithë dhe në vendin e tij Turqi, ka punuar më parë si fermer, punonjës cirku madje dhe si ‘ambasador nderi i turizmit’.
Rekordin zyrtar Guinness si njeriu më i gjatë në botë në jetë ai e mori në 2009. Kosen është fotografuar me bujë me gruan më të shkurtër të botës, indianen Jyoti Amge, dhe të tjerë celebritete me veçanti ekstreme trupore. Por ai ka parë gjithashtu dhe anë të ulëta në jetën e karrierën e tij, shkruan rrjeti britanik Daily Mail. Kosen nuk ka pasur fat në dashuri teksa martesa e tij me një grua siriane rreth 1 metër më e shkurtër se ai, përfundoi në divorc, sipas raportimeve sepse nuk arrinin të komunikonin prej gjuhëve të ndryshme.
Kjo bëri qe Kosen të nisej në një turne botëror për të kërkuar Zonjën e Duhur, por deri tani ende nuk është raportuar për sukses. Kosen nisi rritjen e tij madhore prej moshës 10 vjeçare dhe në 2009 ishte njeriu më i gjatë në botë. Më në fund ai ndaloi zgjatjen në vitin 2011, sipas doktorëve. Ai është një nga pesë vëllezër e motra, teksa e gjithë familja e tij raportohet se janë me masë normale. Ai ka thënë më parë:
Është e vështirë të gjesh të dashur, por besoj se do të jetë më e lehtë tani që jam i famshëm.
Dhe në fakt ëndrra e tij u plotësua kur u martua me sirianen Merve Dibo në 2013, kur ajo ishte 20 vjeçe. Merve asokohe thoshte:
Në fillim njerëzit më thonin të mos martohesha me të, por unë u dashurova me zemrën e tij, jo me gjatësinë, kjo nuk është një problem.
Por çifti u divorcuan në 2021, pasi Kosen fliste vetëm turqisht kurse nusja arabisht, dhe tashmë burri ka nisur sërisht rrugëtimet në kërkim të një gruaje që t’i japë fëmijë. Ai është aktualisht në SHBA dhe thotë se do të vijojë gjatë turneun e tij të udhëtimeve, pa thënë se me çfarë udhëton apo nëse gjatësia e tij i shkakton probleme në transportin publik.
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Në shtëpinë e gazetares së njohur Sonila Meço, sot festohet për të voglën e tyre Amaris, e cila sot mbush plot 13 vj...
Si një franchise krenar i restoranteve KFC në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2016, GFFA është e përkushtua...