News / 3 Mars 2024, 09:50

Dua Lipa triumfon me çmimin në BRIT Awards dhe magjeps me pamjen e saj në tapetin e kuq

Dua Lipa triumfon me çmimin në BRIT Awards dhe magjeps me pamjen e

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka amrrë pjesë në ndarjen e çmimeve  BRIT Awards ku ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Lipa gjithashtu ka triumfuar duke fituar çmimin “Best Pop Act”. Pas fitimit të çmimit, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja është këtu ku është sot.

E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë ka magjepsur fansat me pamjen e saj. Me flokët e saj të kuq të stiluar thjeshtë dhe një make up tërheqës Dua kishte kompletuar look-un e saj.

Teksa doli në skenë për të marrë çmimin e saj, Dua falënderoi prindërit e saj Anesën dhe Dukagjin Lipa për të cilët thotë se e kanë mbështetur vazhdimisht në karrierën e saj. Ylli shqiptar mori kështu në shtëpi çmimin e saj të shtatë Brit, ndërsa në fillim të ceremonisë së ndarjes së çmimeve elektrizoi skenën duke performuar hitin e saj më të fundit, "Training Season".

Horoskop