I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Të gjithëve na ka ndodhur të kemi një takuar një person apo të kemi jetuar një marrëdhënie që nuk arijmë dot ta heqim nga mendja. Janë me fat ata që i shkojnë deri në fund dhe na vjen keq për ata që nuk e kanë më. Mirëpo keni menduar ndonjëherë që yjet kanë ndikim në këtë gjë? Pikërisht siç e lexoni, sidomos nëse njeriu që nuk arrini dot të fshini nga kujtesa i përket këtyre shenjave të horoskopit.
Luani
Është e vështirë të harrosh një Luan dhe kjo për shkak të personalitetit dinamik dhe dramatik që ata priren të kenë në marrëdhëniet e tyre. Në fakt, që në fillim është shumë e vështirë t’i injorosh dhe t’i nxjerrësh nga mendja, pasi për shkak të narcizmit të tyre, ata gjithmonë do të mendojnë diçka për të qëndruar në mendimet e tua. Guximi, vetëbesimi dhe përkushtimi janë elementë që ekzistojnë fort tek një Luan dhe e bëjnë atë unik. Nëse ai përfundon të mos jetë më pranë jush, ju do të shihni dhe dëgjoni për të, edhe nëse përpiqeni ta bllokoni atë në rrjetet sociale.
Ujori
Ujori është shenja që gjithmonë duket se kthehet në momentin që sapo e keni harruar. Ai ka një pamje origjinale dhe unike të botës dhe zakonisht u bën përshtypje të fortë njerëzve. Nevoja e tij për hapësirë ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit rreth tij të mendojnë më shumë për të, sepse pyesin veten pse ai nuk u afrohet atyre. Megjithatë, një Ujor është zakonisht më i prirur të shfaqet në jetën e dikujt për një arsye të rastësishme ose pasi të ndihet rehat dhe i pavarur. Kjo është një taktikë që ai përdor shpesh dhe ai e di kur është koha e duhur.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...