
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Ish-pjesëmarrësja e "Big Brother 4", Neda Balluku, u bë para disa ditësh nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, ajo dhe Ogreni, me të cilën u dashurua në reality show-n e famshëm, u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Suzie Ann. Edhe pse ende disajavëshe, më e vogla e shtëpisë duket se po mësohet të qëndrojë larg mamit, e cila i është rikthyer angazhimeve në ekran. Të shumtë ishin ndjekësit që e përgëzuan për këtë gjë, por mes syresh kishte dhe nga ata që u shprehën kundër.
Dhe komentet ishin për të vënë duart në kokë. Vajza, gra, djem e burra, herë me gjeneralitetet e tyre e herë me pseudonime vollën vrer në Instagram, në mënyrën më të shëmtuar dhe abuzive të mundshme. Një vendim tejet personal, ose më saktë i Nedës dhe familjes së saj, u kthye shumë shpejt në ushqimin e preferuar virtual të disa njerëzve që në fund të ditës mbajnë përgjegjësi vetëm për veprimet e tyre.
Balluku ka vendosur të reagojë, ku ndër të tjera shkruan: “Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si "lopë" kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top. Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga raca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.
Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka pasur vetëm që ta lani, shpëlani e t'ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rrisni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës. Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga".-shkruan ajo.
View this post on Instagram
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...