Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Më 15 nëntor, skena e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mirëpriti shfaqjen “E kuqe” nga regjisori Altin Basha. Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj ishin protagonistët e kësaj drame të fortë, me autorësi të John Logan.
“E kuqe” ka rikthyer aktorin Gentian Zenelaj në një rol dramatik, ndryshe nga pothuaj të gjitha rolet e tjera me të cilat publiku është mësuar ta shohë. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, Zenelaj tha se ky rol, si një sfidë dhe dhuratë e 45-vjetorit të lindjes së tij, ka ardhur me shumë lodhje dhe mund, madje nuk kanë munguar as momentet e frikshme.
“Ishte një datë e rëndësishme, që erdhi me kaq shumë lodhje, me kaq shumë mund, madje do të të tregoj edhe një moment komik, të frikshëm, në mund ta quaj, në premierë. Papritur, një moment, sa kishte ardhur dikush me një sy shumë të madh dhe shembet kanavaca e madhe komplet dhe bie në krahun tjetër me gjithë pikturë dhe për mua dhe Urimin ishte një shok i vërtetë, sepse nuk po dinim… u shqye skela e madhe që ra dhe unë dhe Urimi patëm një moment frike të tmerrshme, sepse nuk do dinim si do shkonte shfaqja përpara. Ndërkohë, regjisori Altin Basha kishte menduar gjithë finalen e shfaqjes mbi atë skelë të madhe, ku vendoseshin të gjitha pikturat, pra do të ishte një pjesë masive e skenografisë. Ka qenë një moment që unë do ta mbaj mend gjithë jetën, se si dy aktorë përpëliteshin. Gjysma e trurit punonte për tekstin dhe gjysma tjetër punonte si ta zgjidhim teknikisht sjelljen në këmbë të gjithë asaj skele të madhe. Shyqyr Zotit ia arritëm me sukses, madje shumë njerëz kishin menduar që është pjesë e shfaqjes, pra për një aktor është realisht moment i frikshëm në skenë”. – tha Gent Zenelaj.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...