Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
“Eurovision 2023” ishte një spektakël i mbushur me emocione të bukura dhe me këngë të cilat ngritën në këmbë të gjithë audiencën. Sipas “BBC-së”, finalja e tij e cila u transmetua mbrëmjen e së shtunës, është finalja më e ndjekur e historisë së konkursit të këngës. Rreth 11 milionë teleshikues ndoqën performancat përfaqësuese të çdo shteti, ndërkohë që mesatarja e shikueshmërisë është 9.9 milionë. Kjo shifër e përkthyer në përqindje llogaritet si 63% e të gjithë audiencës televizive së Mbretërisë së Bashkuar. Rekordin e mëparshëm e mbante finalja e vitit 2011 me një mesatare prej 9.5 milionë teleshikuesish në të cilën fitoi Azherbajxhani me këngën “Running Scared”. Pas tij, vjen finalja e vitit të kaluar e cila u mbajt në Torino e cila u ndoq nga 8.9 milionë njerëz. Këtë vit triumfoi Suedia me artisten Loreen e cila u fut në histori si gruaja e parë e cila e ka fituar dy herë kompeticionin muzikor. Kënga me të cilin u paraqit ishte “Tattoo”, një baladë e fuqishme e cila u prit mirë nga audienca. Përpara më shumë se një dekade ajo doli po ashtu e para me këngën ikonike “Euphoria”, e cila vazhdon të këndohet sot. Megjithatë shumë fansa të “Eurovision-it” mendojnë se koha e Loreen ka përfunduar dhe fitorja duhet të kishte shkuar diku tjetër. Sipas shumë ndjekësve së platformës “TikTok”, rezultatet e votimit ishin manipuluar që Suedia të organizojë spektaklin vitin që vjen në 50 vjetorin e fitores së grupit ABBA .
“Nuk po them se është e manipuluar, por… Suedia fitoi fiks një vit para përvjetorit të fitores së ABBA-s. Si shumë e çuditshme po me duket,- komentoi dikush.
Eurovizioni i këtij viti duhet të ishte zhvilluar në Ukrainë pas fitores së “Kalush Orchestra” me këngën “Stefania”. Për shkak të luftës, u vendos që për nder të tyre, Britania e Madhe, nënkampioneja e 2022-shit, të organizonte konkursin në “Liverpool Arena”. Ndonëse Mbretëria e Bashkuar doli në vendin e 25-të nga 26 këngë që merrnin pjesë, Claire McColgan, drejtoresha e “Culture Liverpool” u shpreh:
“Kjo ishte një përvojë "e pabesueshme" e cila tregoi tregoi vlerën dhe rëndësinë e investimit në kulturë. Në qytetet që nuk janë Londra, është e lehtë të kesh një histori që mund të rrëfesh që do të mbizotërojë të tashmen tënde, por Liverpool-i është ndryshe. Liverpool-i është më kompleks. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse unë e dua këtë vend. Ai është totalisht ndryshe, ka ngritje dhe ulje, ka një zemër dhe mendje të hapur. Është gjithçka. Kjo është arsyeja pse Eurovizioni po shkëlqen këtu. Guximi, zemra dhe autenticiteti, gjithçka që kemi bërë ka pasur në qendër Ukrainën, sepse të tillë jemi ne.”
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...