Plani i fundjavës detoksikuese, ja çfarë duhet të hani për të pastruar trupin
Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy, lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndi...
Sekreti i parë i përgatitjes së një ëmbëlsire nazelie, është përzierja e përbërësve për një kohë të gjatë dhe përdorimi i finjës si element bymehës. Njësoj si ballakumja, edhe revania është ëmbëlsirë tipike e Ditës së Verës, madje, sipas gojëdhënave, është edhe më e vjetër se ajo. Veçohet për strukturën e butë dhe aromën e mirë të gjalpit.
Perberesit:
- 300 gr gjalp
- 6 vezë të frësketa
- 1 kg sheqer
- Miell misri sipas masës së finjes dhe sheqerit
Të gjithë përbërësit duhet të jenë në temperaturën e ambjentit
Pergatitja:
Sheqeri vendoset në një ene 1 kg. Në po të njëjtën enë rrahim vezët dhe fusim finjën, 1 cm më pak se masa e sheqerit. I vendosim në një enë tjetër. Te ena e parë (1kg) vendosim miellin, një herë më shumë se masa e sheqerit dhe një herë sa masa e miellit me finjë. Nga sasia totale e miellit të misrit heqim një dorë miell misri dhe e zëvendësojmë me miell gruri.
Rrahim vezët me gjalpin deri sa masa të zbardhet, pastaj shtohen luge lugë vezët me finjë, duke vazhduar rrahjen e masës.
Në fund, hidhet mielli i përgatitur dhe matur më parë. Gjatë gjithë procesit vazhdohet të perzihet masa. Piqet me 160 grade.
Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy, lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndi...
Justin Timberlake është deklaruar fajtor për një shkelje jo-kriminale gjatë drejtimit të automjetit. 43-vjeçari u shfaq p...
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme, Dafina ka zhvilluar siç duket ceremonin&e...