News / 12 Shkurt 2024, 12:51

Fevziut i ndodh e papritura në restorant; Po ju a e keni një përgjigje për pyetjen e tij?

Fevziut i ndodh e papritura në restorant; Po ju a e keni një

Një koncept për të cilin diskutohet shpesh në vendin tonë, atë të të qenurit bos, e ka sjellë në një formë tjetër, gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu.

Nuk ka kundërshtim që të gjithë për të mendojnë se është një nga bosat shqiptar, por a quhesh i tillë nëse në një restorant porosit vetëm një supë me perime? Ja si e sjellë Blendi.

“Javën e kaluar po përballesha me një fenomen, me të cilin nuk më kishte qëlluar të përballesha më parë. Po drekoja në një restorant në Tiranë dhe kamarierit, një djali i ri dhe shumë i sjellshëm që solli menynë, i kërkova vetëm një supë perimesh. I shpjegova që isha me dietë dhe ishte e vetmja gjë që  mund të konsumoja. Vura re që kamarieri pati një lloj habie, hutimi dhe njëkohësisht kishte dhe një lloj hatër mbetje nëse mund ta quaj kështu. Në momentin e pagesës e pyeta si gjysmë me shaka, por edhe drejtpërdrejtë se pse ishte befasuar nga fakti që unë porosita vetëm një supë. Djali qëlloi që të ishte shumë i sinqertë dhe shumë i hapur, po me të njëjtën mirësjellje më tha: “Unë të dija bos dhe ti more vetëm një supë”. I thash: “Çfarë do të thotë bos dhe çfarë hanë bosët?”. “Bosët tha janë ata që nuk e shohin kurrë menynë, ata që nuk i shohin kurrë çmimet. Bosët thonë mbushe tavolinën plotë edhe në qoftë se nuk ju hahet nuk ka problem, mjafton që tavolina të jetë e mbushur”, tregoi Blendi.

“Ishte një koncept i bosit që nuk e kisha ndeshur ndonjëherë dhe që padyshim lidhet me një kategori të caktuar siç është ajo e djalit që shërbente në një restorant apo që mund të shërbejë kudo”, u shpreh gazetari.

Në fakt pyetja ime për të gjithë ju është: “Çfarë është një bos, si perceptohet një bos në Shqipëri dhe mbi të gjitha mbi ç’ bazë përfitohet ky status?”, pyet Fevziu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Horoskop