Personazh / 13 Korrik 2023, 14:09

“Gërshërët gjigante” të Nensit, artistja e re e modës tregon krijimet e saj surreale

“Gërshërët gjigante” të Nensit, artistja e re e

Studentja e tekstilit dhe modës së Universitetit të Arteve në Tiranë, Nensi Arizaj, ka tërhequr vëmendjen me idenë e saj surreale, të bërë reale vetëm para pak ditësh.

Për Living Nensi shprehet se është frymëzuar nga artistja surrealiste Remedios Varo (një artiste meksikane). Në një vepër të saj "Tailleur pour dames" artistja ka pikturuar disenjatorin e veprës duke i transformuar sytë dhe hundën në formën e gërshërës.

Artistja e re ka treguar edhe me më tepër detaje se kaq. Ajo rrëfen se përse ka zgjedhur të transformojë pikërisht objektin e gërshërës :

“ Gërshëra si objekt është një objekt interesant nga forma, materiali, llojet e ndryshme që ka etj. Gjithashtu si studente e modës, gërshëra është një objekt shumë i domosdoshëm për mua dhe shumë i rëndësishëm në degën time të tekstilit. Gjithmonë është pjesë e përditshmërisë time” - shprehet Nensi.

Punimet e saj janë 4 palë gërshërë të dimensioneve 1 dhe 2 metër, të prera fillimisht me laser në ‘plexiglass’ në forma të ndryshme, të veshura me sfungjer për të dhënë idenë dhe ndjesinë e një materiali të butë dhe më pas riveshur sërish me materialin e copës ‘latex’ të ngjyrave të arta, argjend dhe të zezë.

“Janë veshur me këto ngjyra në mënyrë që impakti i parë nga shikuesi të ishte "real" duke u dukur si gërshërë metalike, të forta, por që në momentin e prekjes japin ndjesinë e butësisë. Janë punime të bazuara më së shumti në modelet vintage.“– shton ajo.  

Në mbyllje të intervistës ajo gjen rastin të përshëndesi pedagogen udhëheqëse të Diplomës prof. Najada Hamza, e cila ka ndjekur ecurinë e diplomës deri në fazën finale. Më pas dega e tekstilit dhe modës në bashkëpunim me ‘Harabel Contemporary Art Platform’ dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit organizuan ekspozitën me temë "Soft Sculptures" në “Gur Gur Gallery”, Petrelë, ku u ekspozuan punimet e studentëve të tekstilit dhe modës, midis tyre dhe të miat” – përfundon Nensi.

Horoskop