News / 17 Shtator 2023, 10:34

Gjithmonë e shohim të buzëqeshur, por ky rrëfim mes lotësh për nënën i Fiori Dardhës na emocionoi të gjithëve

Gjithmonë e shohim të buzëqeshur, por ky rrëfim mes

Moderatorja e mirënjohur Fiori Dardha është një nga figurat e ekranit e cila falë profesionalizmit dhe natyrës së saj është edhe një ndër më të dashurat e publikut shqiptar.


Pasditen e djeshme në emisionin 'Se Luan Topi' në Top Channel kemi parë një anë tjetër të moderatores. Pamë një Fiori emocionale dhe të përlotur sidomos kur flitet për pikën e saj të dobët, nënën.

Gjithmonë e shohim të buzëqeshur, por ky rrëfim mes
Për një foto të shumë viteve më parë ajo shprehet: "Kjo është mami im, sytë në këtë foto nuk i duken por mbetet syshkruara më e bukur që ka pasur kjo tokë. Dhe sa herë shoh qiellin në ngjyrë blu të thellë them me vete 'mami im qenka zgjuar mirë sot atje lartë'. As unë dhe as motra nuk kemi ngjyrën e syve të mamit, por jemi me fat që kemi pasur një mama që jo vetëm na ka rritur mirë, por ka ditur të na edukojë, të na japë frymën e të qenit bashkë në të mirë e në të keq. Ne të dyja kemi një amanet nga mami që sido që të shkojnë gjërat ne nuk do ndahemi kurrë nga njëra- tjetra dhe ja kemi premtuar mamit tonë këtë".


"Gruaja më e bukur në botë me sytë e shkruar", siç e përshkruan Fiori Dardha u largua nga jeta para kohe pas betejës me një sëmundje të rëndë shëndetësore. Kjo padyshim është një dhimbje shumë e madhe të, por që ka lënë pas një ndër personat më të shtrenjtë, motrën e saj.

Gjithmonë e shohim të buzëqeshur, por ky rrëfim mes
"Albana është gjithçka që unë kam dhe pas humbjes së mamit për mua Albana është shoqe, motër, mami, familja, është shtylla ku unë mund të mbështetem. Pavarësisht se ajo thot se je bekimi jetës time sepse pretendon që unë mund t'i zgjidh gjithçka për shkak të natyrës time, në fakt jam unë ajo që kam më shumë nevojë për Albanën, sesa Albana për mua"- u shpreh Fiori mes lotësh.


Ndërkohë kujtojmë se pas disa daljesh televizive në studio të ndryshme, vetëm pak ditë më parë moderatorja është rikthyer sërish në Top Media në departamentin e informacionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

Horoskop