Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
E mbani mend periudhën e artë të lulëzimit të rrjeteve sociale, si Facebook apo Instagram? Dy realitete të reja teknologjike që ridimensionuan kodet e deriatëhershme të komunikimit dhe që vinin në pah anën e bukur të së përditshmes të gjithësecilit, foto e video ku çdo gjë dukej thjesht në vendin e duhur. Kohët kanë ndryshuar dhe tanimë njerëzit i përdorin rrjetet sociale për të denoncuar probleme të ndryshme, por edhe për të ndarë eksperiencat e tyre.
Për shembull, influencuesja gjermane Theresia Fischer nuk e kishte menduar kurrë që do të gjente forcën të rrëfente në Instagram, historinë e saj. 31-vjeçarja ka treguar para mijëra ndjekësve, atë që e quan gabimin e saj më të madh, operacionet për zgjatjen e këmbëve, të cilat i bëri pasi ish-bashkëshorti, nga i cili u nda në shtator të 2022-shit, ia kërkonte me ngulm.
"Ti e di që më pëlqejnë gratë e gjata. Do të doja akoma më shumë, nëse do të më kënaqje. Ke gjithçka që kam kërkuar te një partnere, por duhet të zgjatesh akoma më shumë",-është ky refreni i përditshëm që shoqëroi 8 vitet e martesës se Fischer, e cila shprehet se dhuna e vazhdueshme psikologjike ishte ajo që e çoi drejt dismorfofobisë, njohur ndryshe si urrejtja ndaj vetes.
"I dëgjoja këto fjalë 30, 40, madje 50 herë në ditë dhe nuk më ngeli veçse t'i bindesha. Toksiciteti i tij ishte më i fortë se çdo gjë tjetër. Tani më vjen turp sepse rashë dakord për një operacion që nuk duhej ta kisha bërë. Ai ishte një narcisist që më ndau nga familja.", -vijon ajo.
31-vjeçarja iu nënshtrua operacionit të parë, kur ishte 24-vjeç, kurse të fundin e bëri në korrik të vitit të shkuar. Theresia shpjegoi se operaciont komisionin në thyerjen e tibias, kockës më të gjatë të gjymtyrëve të poshtme, dhe zgjatimin e disa fijeve të indit muskulor. Para ndërhyrjeve ajo ishte 170 cm e gjatë, kurse sot është plot 184 cm.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...