
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Edhe pse u bënë disa kohë që kanë hequr dorë nga titujt mbretërorë, duket se gjuetia e paparazzi-ve ndaj Meghan Markle dhe princ Harry-t nuk ka të ndaluar. Së fundmi ata janë përfshirë në një incident, i cili mund të kishte rezultuar fatal njëlloj siç ndodhi me të ndjerën lady Diana, pak pas mesnatës së 31 gushtit të vitit 1997. Ish-çifti i dukëve të Sussex po udhëtonin të qetë me mamanë e Meghan, Doria Ragland, por ajo që ndodhi më pas ishte një lloj kronike e një ngjarjeje të paralajmëruar. Menjëherë pasi dolën nga teatri "Ziegfeld", ku ish-aktorja e "Suits" u nderua me çmim, ata u ndoqën nga 12 paparazzi për disa kilometra.
Të shqetësuar nga kjo përndjekje, të tre vendosën të zbrisnin nga automjeti i tyre dhe të merrnin një taksi, sidomos pasi një nga paparazzi-t u përfshi në një aksident rrugor. Një përfaqësues i Sussex-it pohoi për Page Six të mërkurën: “Mbrëmë, princ Harry, Meghan Markle dhe zonja Ragland u përfshinë në një ndjekje pothuajse katastrofike nga një grup shumë agresiv. Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, që më pas solli edhe një aksident rrugor ku u përfshinë shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë. Të qenit personazh publik ngjall gjithmonë interes, por kurrsesi nuk duhet të vendosë në rrezik jetën e askujt.”
Burimi i "Page Six" e quan incidentin "absolutisht tronditës" dhe thotë se Ragland, e cila është 66 vjeç, ishte veçanërisht "e tmerruar". “Të gjithë janë ende të mërzitur. Ishte e tmerrshme”, -vijoi ai.
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...