Astroliving / 1 Gusht 2023, 12:35

Horoskopi i muajit gusht: DASHI dhe DEMI

Horoskopi i muajit gusht: DASHI dhe DEMI

Nga Paolo Fox

DASHI- Dashi do të punojë edhe në gusht, por a do të ketë kohë për t'u kushtuar pushimeve? Të shpresojmë që po. Dielli dhe Venusi janë favorizues. Mund të përgatiteni qetësisht për vjeshtën, por do të ketë edhe nga ata që do të mendojnë një transferim, ose që do ta kërkojnë fatin gjetkë. Ndonëse jeni njerëz me vullnet dhe nuk ju pëlqen ritmi i ngadaltë, mund të përballeni me njerëz pak bashkëpunues apo pesimistë. Gushti ju sjell të reja, pasi mund të arrini një marrëveshje të mirë nëse një biznes nuk rezulton fitimprurës. Periudhë zgjidhjesh, por edhe argëtimesh.

Të gjithë të lindurit nën shenjën e Dashit po përjetojnë një periudhë shumë të mirë në aspektin personal. Nuk ju këshillohet të qëndroni të mbyllur në shtëpi, sepse mund të humbni raste shumë të volitshme. Mund të kenë probleme vetëm ata që kanë interes për dikë në distancë, pasi jeni specialistë për dashuri të ndërlikuara. Parashikohet martesë për të dashuruarit marrëzisht, ndërsa ata që do të ndahen nuk do të mbajnë mëri. Ky është një muaj i mbushur me data të shënuara, sidomos datat 14, 15, 24 dhe 25.

Jeni shumë të aftë të përballoni tensionet negative, edhe për shkak të Diellit në favor të shenjës suaj deri në datë 23. Urojmë të jetë një muaj çlodhjeje, por edhe me propozime për të ardhmen. Nga mesi i muajit mund të filloni të kujdeseni më shumë për trupin tuaj. Këtë ecuri pozitive s'do ta ndalë dot askush, madje do të mund të anashkaloni edhe ankthin tuaj të zakonshëm.    

DEMI- Në gusht, Marsi dhe Jupiteri, do të ndikojnë më pozitivisht në aspektin profesional, ndonëse nuk përjashtohet që dikush të ketë përfunduar një marrëveshje të mirë në dy muajt e fundit. Tani mund të zgjidhni nëse nuk ju pëlqen diçka, është momenti t'i jepni më shumë hapësirë ​​punës sesa jetës private. Edhe pse gushti është zakonisht një periudhë për marrëdhënie romantike dhe relaksimi në natyrë, duhet t'i kufizoni pushimet për t'u përqendruar në çështje praktike. Situatë e favorshme për ata që janë të vetëpunësuar ose që presin një përgjigje. Ka kaq shumë gjëra për të vendosur dhe organizuar në funksion të muajve në vijim, saqë jeta private do të jetë në plan të dytë. Do të jetë e rëndësishme të çlironi mendjen tuaj nga mendimet negative, nga problemet e zakonshme në lidhje me shtëpinë, paratë. Demi duke qenë shenjë toke, shpesh përfshihet shumë në çështjet e përditshme. Lajm i mirë për ata që presin përgjigje, mund të ketë propozime të reja, nuk do të mungojnë konfirmimet. Jupiteri ndihmon në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve të hapura në muajt e fundit. Shpenzime të mundshme për çështje juridike.

Personat që kanë përjetuar një ndarje nuk mund ta japin veten plotësisht në dashuri. Çiftet që janë në lidhje prej vitesh duhet të bëjnë kujdes nga tradhtia apo ndoshta një polemikë pa fund. Mos harroni që shumica e problemeve do të kapërcehen me pak vullnet të mirë. Gushti duket paksa monoton për ndjenjat dhe sikur nuk ofron stimuj për pasion. Për shkak të disa problemeve të papritura, nuk do të jetë e lehtë të përjetoni emocione rresht. Shmangni ndërhyrjen e të afërmve, ose njerëzve jashtë marrëdhënies, nëse një histori ecën për inerci. Mund të lindin përsëri konflikte me ish-et, është më mirë të mos përpiqeni me çdo kusht të ringjallni një lidhje që nuk ka më arsye të ekzistojë. Më mirë shikoni nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Është një muaj në të cilin ndihet stresi, është normale sepse do të ketë shumë gjëra për të bërë edhe në lidhje me punën. Do të ishte më mirë të bëni një pushim, kini kujdes në ditët më të rënda, në datën 7 dhe 8. Duhet të bëni kujdes edhe nga mesi i gushtit. Jetoni me më pak ankth. Trajtimet dhe terapitë do të favorizohen pas datës 20, është një muaj që kërkon kujdes.

Horoskop