Astroliving / 1 Gusht 2023, 12:37

Horoskopi i muajit gusht: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Horoskopi i muajit gusht: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Nga Paolo Fox

LUANI- Është e vështirë të mos mendoni për punën me Diellin dhe Venusin në shenjën tuaj. Edhe pse janë yje të rëndësishme, nuk kanë fuqinë t'ju japin zgjidhje të menjëhershme në negociata. Duhet të tregoni pak vëmendje për kontratat dhe marrëveshjet. Në vend që të refuzoni, është më mirë të ndërmjetësoni. Mund të keni ende disa probleme financiare, por është periudhë e mirë për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me një pronë. Nëse në familje ka çështje që kanë të bëjnë me testamente apo para, do të ketë diskutime, megjithatë me pak kujdes mund zgjidhni. Është mirë të blini një shtëpi ose një pronë të rëndësishme, por shmangia e borxheve, nënshkrimi i kontratave dhe marrëveshjeve do të jetë i mundur vetëm nëse gjendet kompromisi i duhur midis angazhimit dhe të ardhurave. Mundohuni të mos e shndërroni tensionin e tepërt në një qëndrim shumë agresiv që nuk ju çon askund. Për të gjithë ata që nuk kanë pasuri të mëdha, mund të lindë mundësia për të punuar në qytete të tjera, si dhe nevoja për të fituar më shumë, por dëshira për të fituar nuk mungon, ndaj përfundimi do të jetë në favorin tuaj!

Gushti mund të sjellë dashuri kalimtare, një tradhti, një pasion që rikthehet befas, zgjedhja është në dorën tuaj. Nëse kërkoni siguri në një lidhje të gjatë, e dini se duhet të shmangni diskutimet për punën, mos mendoni se partneri juaj është i pakujdesshëm apo i largët vetëm sepse ka problemet e tij. Në ditë të caktuara duket se nuk dëshiron t'ju dëgjojë.

Në një situatë të tillë, zemrat e vetmuara që duan të bëjnë takime rastësore janë më mirë se kushdo, aq më tepër që gushti është muaji i shkëlqyer për lidhje. Ndaj, nëse jeni ende vetëm dhe jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak, pranoni ftesat, sepse brenda këtij muaji mund të ketë vërtet diçka të këndshme. Data 16 është ditë intriguese. Ka gjasa të ketë një lajm të mirë më 15 gusht për të gjithë ata që kërkojnë pak pasion! Muaji ndihmon për stimuj shtesë. Historitë që kanë lindur tani do të kenë nevojë për kohë për t'u pjekur. Është pa dyshim më mirë, sepse planetët ofrojnë vitalitet. Është periudha e duhur për të planifikuar diçka të këndshme pranë njerëzve që pëlqeni më shumë. Datat 15, 25 dhe 26 janë gjithashtu ditë interesante. Mos u mundoni shumë në datën 29 dhe 30.

VIRGJËRESHA- Jeni gati për kontakte të reja të rëndësishme, marrëveshje që do të sjellin diçka të mirë në muajt e ardhshëm. Vazhdon ndikimi i shkëlqyer mes Marsit dhe Jupiterit. Nëse keni qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, tani mund të mendoni të punoni në prapaskenë, pak a shumë si një aktor që dëshiron të bëhet regjisor pas një përvoje të gjatë. Padurimi për të marrë avantazhet që ju janë premtuar nuk duhet t'ju shtyjë të bëheni të nxituar, sipërfaqësor ose agresiv me njerëzit që nuk ju japin përgjigjet që dëshironi. Ata që sapo kanë filluar një punë të re, nuk duhet të ndalen. Mos mbani qëndrime konkurruese në fushën profesionale, ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni dhe nuk keni pse të krahasoheni me askënd.

Nëse jeni vartës, mund të bëni një kërkesë, ndonëse ky është një muaj për t'iu kushtuar pushimeve. Mërkuri është gjithashtu në një aspekt të shkëlqyeshëm ndaj Jupiterit. Mund të keni ide të mira në datat 7, 8, 17 ose 28. Dashuria është thelbësore, nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Edhe kur mendon se ambicia apo puna mund të kompensojnë mungesën e dashurisë, nuk është kështu! Historitë që lindin për argëtim gjatë kësaj vere do të piqen në dy muajt e ardhshëm. Edhe nëse jeni të lodhur nga një marrëdhënie, nuk përjashtohen mundësinë e përjetimit të emocioneve të tjera nga tani deri në tetor. Ka nga ata që do të kenë forcën për t'u çliruar nga një barrë dhe do të ndiejnë se mund t'i përjetojnë emocionet e tyre me siguri më të madhe. Kush ka një të dashur, për shembull, mund të vendosë të shkëputet përgjithmonë nga partneri zyrtar ose ta rivlerësojë atë. Ndikimi i Diellit në shenjë në datën 23 ofron emocione të veçanta dhe data 27 mund të jetë vërtet pasionante.

Rimëkëmbje e jashtëzakonshme psikofizike këtë muaj. Jepini vetes mundësi për t'u çlodhur, sidomos dhjetë ditët e fundit të muajit. Ata që duan të pushojnë duhet të shmangin bisedat për punën. Me pak fjalë, do të ishte e udhës të përfshiheni në emocionet e bukura që ofron kjo periudhë. Në ditët e fundit të muajit mund të përjetoni ndjesi të veçanta.

Horoskop