"Kam marr borxh për qiranë", fjalët e Bardhit që çuditën rrjetin
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Peshorja
Mund të rehatoheni këtë janar. Ka shumë planetë që kalojnë përmes Bricjapit këtë muaj. Përveç Diellit, edhe Marsi dhe Mërkuri, pastaj më vonë gjatë muajit edhe planeti Venus. Nga kjo shenjë kërkohet një dimension familjariteti, rehatie, përkatësie. Hëna e re në Bricjap më 11 janar mund të shënojë zgjedhje konkrete dhe vendimtare për situatën tuaj të jetesës, por edhe një rikthim në vendet e fëmijërisë dhe rizgjimin e shumë kujtimeve. Ky kthim në origjinë mund të jetë pikënisja për rizbulimin e interesave dhe pasioneve tuaja. Sezoni i Ujorit, në fakt, ka të bëjë me argëtimin, një aspekt i jetës suaj që ndoshta ka mbetur paksa i fjetur në vitet e fundit. Shijet tuaja personale do të ndryshojnë shumë në vitet në vijim, duke pasur parasysh hyrjen e Plutonit në këtë shenjë së bashku me Diellin dhe tashmë këtë vit mund të shijoni dhe në vend që të ndiqni tendencat, mund t'i shpikni ato. Ndaj nuk duhet të shqetësoni për gjykimin e të tjerëve. Hëna e Plotë në Luan më 25 janar është çliruese, si dhe një mundësi e mirë për të takuar njerëz të rinj.
Akrepi
Ky muaj i parë i 2024-ës është i mbushur stimuj, me Marsin në Bricjap gjatë të gjithë janarit do të jeni përplot me ide, plane dhe projekte që dëshironi të eksploroni dhe, duke qenë se Mërkuri fillon menjëherë të lëvizë sërish në drejtimin e duhur, keni edhe një ide më të qartë se sa kohë dhe burime keni në dispozicion. Hëna e re në Bricjap më 11 janar është koha e duhur për të ndërmarrë veprime. Ndiqni frymëzimin, mos u zvarritni, por jini konkretë dhe realistë. Me kthimin e Mërkurit te Bricjapi nga data 14, jeni më mendjehapur dhe mund të keni mundësinë të mësoni diçka të re, të shkruani, të komunikoni më mirë me të tjerët. Afërdita do të rikthehet disa ditë më vonë më 23 janar, duke treguar një kohë të shkëlqyer për t'u lidhur dhe shoqëruar. Megjithatë, nga 20 janari, Dielli futet në Ujor, duke ju kujtuar rëndësinë e kthimit në vendet e njohura dhe të ndiheni si në shtëpi. Ndoshta edhe për të arritur një ekuilibër më të mirë mes jetës private dhe punës, filloni të rivlerësoni disa angazhime pune me Hënën e Plotë në Luan më datë 25. Mjafton të dalloni projektet që mund të presin dhe atyre që po hiqni dorë nga frika e dështimit. Bashkë me Diellin, Plutoni do të mbërrijë në Ujor, një udhëtim padyshim më i gjatë, i cili do të marrë formë në vitet e ardhshme, mbi ndikimin që ka e kaluara dhe familja në jetën tuaj.
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...