Boronicat, fruti i fuqishëm që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Libri "Kajani & Mbretëria e Humbur e Ilirisë" tani është në dispozicion në të gjitha libraritë! Ky është një udhëtim fantastik për të gjithë ata që duan të zbulojnë historinë dhe legjendat e Ilirisë, të mbështjellura në forma përrallore.
Në datën 15 Nëntor, ora 17:30, do të zhvillohet një promovim i veçantë i librit për lexuesit e vegjël në Panairin e Librit, në stendën e “ALBAS”. Ky do të jetë një moment i paharrueshëm për ata që duan të shijojnë këtë udhëtim magjik, që flet për lidhjen e thellë të fëmijëve me historinë dhe heronjtë e Ilirisë.
Pak nga përmbajtja e librit:
"Kajani dhe Mbretëria e Humbur e Ilirisë” është një udhëtim i mbështjellë në petkun e një përralle, ku në rreshta jemi ne, të rriturit, që i mësojmë fëmijëve tanë për prejardhjen, historinë, lidhjen me tokën…
Por në të vërtetë do të ndiheni të kapur për dore, dhe janë fëmijët që me kureshtjen asnjëherë të plotësuar, guximin për të besuar në forcën e tyre e fantazinë për ti parë të gjalla përrallat e tregimet, na mësojnë se ata janë heronjtë e vërtetë për të cilët kemi aq shumë nevojë.
Mes këtij kërkimi për një mbretëri të humbur, ne rigjejmë një të vërtetë të thellë: lirinë për të mos e humbur kurrë “Heroin” brenda vetes.
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Dikur një takim i parë idealisht përfshinte një darkë, mundësisht në një vend romantik, por jo tepër, të ndj...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që p&e...