News / 7 Dhjetor 2023, 20:13

"Kemi patur zënka, ajo ka sakrifikuar që unë të bëhesha aktor", Agron Llakaj rrëfehet si rrallëherë për bashkëshorten

"Kemi patur zënka, ajo ka sakrifikuar që unë të

Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë  për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës, për t'u bërë aktor. 

I ftuar në "Wake up" ai ka rrëfyer se gruaja e tij ka sakrifikuar duke rritur fëmijët dhe nu ka qenë e lehtë.

“Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet”, tha aktori i mirënjohur.

Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

“Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë te nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

Lufta e artistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakonshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi te libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim te kjo”, tha Llakaj.

Horoskop