Çaji i sherebelës dhe hithrës kundër alergjive të stinës
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...
Macaulay Culkin është ritakuar pas shumë vitesh me “nënën e tij” Catherine O'Hara me rastin e një ceremonie në nderin e në tij në Walk of Fame në Hollywood.
43-vjeçari Culkin, luajti rolin kryesor në filmin “Home Alone”, Kevin McCallister në vitin 1990 dhe vazhdimin e tij në 1992, së bashku me O'Hara-n, në rolin e nënës së tij, Kate.
O'Hara preku me butësi fytyrën e Culkin-it, njëlloj si në filmin ikonik të krishtlindjeve, teksa mbante një fjalim të përzemërt për aktorin, 33 vjet pas takimit të tyre të parë.
Culkin-it iu bashkua në ceremoni partnerja Brenda Song dhe djemtë e tyre. O'Hara dukej elegante, e veshur tërësisht në të zeza.
Producentja e Hollywood Walk of Fame, Ana Martinez, u shpreh se Cuklin ka qenë një element kryesor në kulturën pop për dekada.
Vëllai më i vogël i Macaulay, Kieran Culkin, ka pasur po ashtu sukses në industri, dhe luajti në Home Alone si kushëriri Fuller McCallister. Së fundmi, ai portretizoi personazhin e Roman Roy në serialin hit të HBO të titulluar Succession (2018-2023).
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...
Nëse keni dëgjuar tashmë për Feng Shui, disiplinën e mbushur plotë sekrete për sjelljen e fatit të mirë, sot do j...
Veriu i Europës është duke u kërcënuar nga një uragan i quajtur “cikloni bombë”. Tre shtete që parashikohe...