News / 28 Nëntor 2023, 21:54

"Koha kalon si një përplasje qepallash" E bija feston ditëlindjen, ja urimi i ëmbël i Alban Skënderajt

"Koha kalon si një përplasje qepallash" E bija feston

Sot ka festë në familjen e këngëtarëve të mirënjohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Vajza e tyre Ameli,  e cila ka lindur në Ditën e Pavarësisë, feston ditëlindjen e 8-të.

Albani i ka dedikuar fjalë të ndjera të bijës, ndërsa reflekton për kohë që kalon aq shpejt, sa një përplasje qepallash.

Ai uron të jetë gjithmonë pranë Amelisë, në çdo hap të jetës së saj, qoftë duke e mbajtur për dore apo në sfond.

Këngëtari gjithashtu ka uruar të gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Postimi i Alban Skënderajt;

Ishte si sot mengjes, 28 nentor, 2018 kur ti beheshe 3 vjeçe dhe festonim bashke ditelindjen tende dhe Festen e Flamurit!

Sot ti behesh 8 dhe une nostalgjik, reflektoj per kohen qe si nje perplasje qepallash kalon pa ndjere dhe pa kuptuar!

Uroj shume te jetoj me vetedije cdo sekonde, cdo minute, cdo dite, muaj e vit te jetes tende duke qene aty, dore per dore apo ne sfond, duke te pare se si rritesh, gezon dhe pergatitesh per sfidat e jetes!

Te do babi shume.

Gezuar Festen e Flamurit miq, uroj ta nderojme Shqiperine e te jemi shtetas te denje duke u perkujdesur per te, ashtu sic ajo na nderon me historine e pasur dhe bukurite e saj.

Horoskop