Boronicat, fruti i fuqishëm që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Origjina dhe prejardhja kulturore i janë bërë muzë dhe i kanë ushqyer edhe më shumë pasionin për fotografinë. E jo fotografinë dosido, por ato të cilat ndërthurin mjeshtërisht elementet e vjetra me ato moderne.
E kemi fjalën për Onejda Brushtulli, vetëm 22 vjeç me origjinë shqiptare, sapo ka përfunduar studimet për Fotografi në “Accademia Italiana”. Ajo përmes LIVING prezanton projektin e saj dedikuar moodës në Shqipëri. Projekti përqendrohet në një seri fotosh të reportazhit të modës në Shqipëri, që dokumentojnë dhe analizojnë ndërthurjen mes veshjeve tradicionale shqiptare dhe stilit modern.
Qëllimi kryesor është eksplorimi i dialogut mes traditës dhe inovacionit në fushën e modës shqiptare, duke nxjerrë në pah se si dizajnet, teknikat artizanale dhe materialet mund të rinterpretrohen në një mënyrë bashkëkohore pa humbur kuptimin e tyre historik dhe kulturor.
Në këtë projekt Onejda nuk është kufizuar vetëm në fotografimin e estetikës së veshjeve, por ka thelluar edhe kuptimin kulturor pas çdo stili dhe veshje, duke analizuar se si historia dhe ndikimet kulturore i kanë formësuar këto veshje me kalimin e kohës.
Puna e saj synon të tregojë se si tradita dhe inovacioni mund të bashkëjetojnë, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm jo vetëm në nivel estetik, por edhe si një mjet për të treguar historinë dhe identitetin kulturor.
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Dikur një takim i parë idealisht përfshinte një darkë, mundësisht në një vend romantik, por jo tepër, të ndj...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që p&e...