News / 4 Dhjetor 2023, 11:35

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 5 mijë lekësh, për pensionistët

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 5 mijë lekësh,

Sot ka nisur shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për të gjithë pensionistët, për festat e fundvitit. Drejtori i ISSH, Astrit Hado ka deklaruar se bonusi në vlerën e 5000 lekëve po shpërndahet njëkohësisht me pensionin mujor dhe qytetarët kanë mundësinë e përfitimit deri më 31 dhjetor 2024.

“Prej mëngjesit e deri me tani janë shpërndarë rreth 22-23 mijë bonuse. Bonusi është në vlerën e 5000 lekëve. E drejta e përfitimit është prej sot e deri më 31 dhjetor 2024. Bonusi po shpërndahet njëkohësisht me pensionin mujor”- tha Hado.

Ky vendim është miratua nga Këshilli i Ministrave, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

Horoskop