Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Kushtet jo të mira të motit kanë detyruar autoritetet e porteve detare të shtrëngojnë masat e sigurisë për datat 17, 18 dhe 19 nëntor.
Autoriteti portual i Durrësit ka bërë me dije se linja e tragetit Durrës- Bari dhe anasjelltas, do të pezullohet mbrëmjen e sotme. Ndërsa trageti i linjës Durrës- Ancona do të vijojë lundrimin normalisht.
“Moti i keq; Anulohen përkohësisht lundrimet drejt Barit në datën 17.11.2023. Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit. Forca e erës do të jetë 20-30 m/s. Dallgëzimi në det të hapur 6-8 bft, me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m. Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se për pasojë janë pezulluar lundrimet e trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas. Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat si më poshtë:
1.Është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023, duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe janë njoftuar për marrjen e masave, për sigurinë e tyre.
2.Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023”.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...