News / 3 Mars 2024, 10:38

Naomi Campbell në një lidhje të re dashurie, kush është milioneri që i ka "rrëmbyer" zemrën modeles?

Naomi Campbell në një lidhje të re dashurie, kush është

Naomi Campbell ka nxitur aludimet për një lidhje dashurie me milionerin Mohammed Al Turki.

Të dy po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe për herë të fundit janë parë në publik së fundmi në BAFTA Awards.

Mohammed është një producent filmash dhe drejtor i Fondacionit të Detit të Kuq. Përmes projekteve të shumta ai lidh kinematografinë arabe dhe hollywoodiane. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 milionë dollarë.

Modelja ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin dhe gjithashtu e lidhur me emra të famshëm si Robert De Niro dhe Diddy.

Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për  fansat.

“Më së shumti doja të bëhesha nënë. Fëmijët kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të rriten në një mënyrë krejtësisht normale. Fakti që jam personazh publik nuk duhet të jetë pengesë për ta. Unë po bëj punën time”, u shpreh Naomi së fundmi.

Horoskop